Uniteti, mobilizimi dhe vendosmëria për sukses përballë sfidave dhe reminishencave nga e kaluara

Nga Rexhep Kastrati

Rexhep Selimi ka qenë një ndër shokët më të ngusht të Hashim Thaçit dhe njeriu që në të ashtuquajturën QPK në krye me djalin e Brojës, ka qenë në pjesën më të ndjeshme dhe më problematike: në të ashtuquajturën Ministri e Rendit, e cila bashkë me SHIK-un kanë përbërë pjesën më të rrezikshme dhe më të dëmshme për luftën dhe për paqen. Në këtë dikaster, Rexhep Selimi kishte ardhur edhe si përfaqësues i LKÇK-së, edhe si shokë i ngusht i Hashimit.

Pas luftës, sidomos pas humbjes në zgjehdjet e para lokale më 28 tetor 2000, kur edhe pozitat e Hashimit ishin dëbësuar me mundësi edhe eliminimi nga kreu i partisë, Rexhep Selimi ka pasur rol shumë të rëndësishëm që të mos ndodhte kjo.

Rasti i Fatmir Limajt, përkatësisht fakti se Hashimi kishte pranuar bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës dhe të dorëzonte shokët e tij, duket se ka ndikuar që raportet ndërmjet Rexhep Selimit dhe Hashim Thaçit të ftohen. A mund të ketë qenë kjo arsyeja kryesore që e ka shtyrë të kalonte në AAK, ku u bë sekretar i përgjithshëm është çështje që i përket atij, por gjithsesi, ky moment do të shënojë një moment të rëndësishëm që do të krijojë perceprimin se këty dy shokë të hershëm, mund të kenë pasur dhe mund të kenë probleme ndërmjet vete dhe bazë mund të ketë qenë frika nga problemet me hetime për krime lufte, dhe mundësia që Hashim Thaçi të dorëzojë edhe atë sikurse Fatmir Limajn.

Kalimi i Rexhep Selimit në VV nga AAK-ja, ishte një hap tjetër që për kohën u komentua në mënyra të ndryshme, dhe që atëherë ai ka qenë dhe duket se ende mbetet një figurë e rëndësishme dhe e fuqishme e saj. Gjatë këtyre viteve, Rexhep Selimi ka qenë shum aktiv në zhvillime agresive dhe në zhvillime që kanë cenuar rëndë funksionimin e institucioneve të shtetit. Në qarqe të ndryshme përflitej se Rexhep Selimi, krahas Dardan Molliqajt paraqiste forcën motorike për sektën okulte të Albinit, përkatësisht një lidhje të kësaj sekte me grupe të ndryshme me origjinë nga UÇK-ja.

Këmbëngulja e tij për të mos bërë marrëveshje me LDK-në për të dalë bashkërisht në zgjedhje me arsyetimin se nuk bënte koalicion me partinë e Rugovës, rikthen edhe njëherë në vëmendje arsyen e vërtet të daljes në skenë të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste: luftimi i presidentit Rugova, LDK-së dhe filozofisë politike të presidentit Rugova. Prandaj, me qëndrimet e tij, Rexhep Selimi ka mbetur në suazat e përcaktimeve fillestare dhe më shumë sesa thjesht kundërshtim, paraqet realitetin socio-politik në Kosovë, e që është realitet që ka ende të fuqishëm angazhimet për dobësimin dhe rrënimin e LDK-së jo thjesht si subjekt politik, por më tepër se kaq, rrënimin e filozofisë politike të presidentit Rugova, pra filozofinë e lirisë, pavarësisë, demokracisë.

Vullneti i LDK-së për të arritur marrëveshje me sektën okulte të Albinit, është një vullnet që është në frymën e filozofisë së saj, e që është filozofi shtetformuese, demokratike dhe e bashkimit të të gjithëve që respektojnë këto parime dhe këto qëllime. Sigurisht LDK ka vënë interesat shtetërore mbi ato partiake kur ka negociuar me sektën okulte të Albinit për një bashkim të fuqishëm kundër koalicionit tjetër, dhe kjo duhet të vlerësohet shumë nga opinioni i gjerë, por edhe nga të gjithë ata që merren me opinionbërje jo thjesht për t’u futur në politikë, por në rahë të parë për të analizuar dhe qartësuar të gjitha aspektet e çështjeve të rëndësishme në interes të vendit dhe të qytetarëve.

Për pjesën që gjatë viteve kishte koketuar me sektën okulte të Albinit dhe ka mbajtur qëndrim refraktar ndaj Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa, është një arsye për të kuptuar se kanë qenë në lajthitje sa u përket iluzioneve se sekta okulte e Albinit e ka seriozisht anagzhimin kundër PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, dhe ashtu siç kanë pranuar më në fund se kanë qenë gabim pse kanë mbajzur qëndrimet çfarë i kanë mbajtur, duhet të kuptojnë se vetëm uniteti, vetëm bashkimi dhe vetëm mobilizimi i fort, mund të mundësojë rezultate pozitive dhe mund të ndikojë në ndryshimet thelbësore në vend.

Kjo vlen edhe për të gjithë mbështetësit e LDK-së, për të cilët pra duhet të shërbejë si motivim shtesë për të rritur mobilizimin, për të rritur bashkimindhe unitetin dhe për të bërë gjithçka që koalicioni i LDK-së të arrijë rezultatin fitimtar dhe pas zgjedhjeve të mund të ndërtojë një qeverisje të mirë dhe të rrisë sukseset e gjertanishme.