UP pranon këtë vit 137 studentë nga familjet e dëshmorëve

10.07.2017 19:19:50

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur të hënën konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2017/18. Në kuadër të numrit të përgjithshëm prej 6 mijë e 869 studentë do të pranohen edhe 137 studentë nga familjet e dëshmorëve.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë, Universiteti do të regjistrojë deri në 2%, përkatësisht 137 studentë të rregulltë që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të ngushtë të familjes së dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët) .

Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament a program të fakulteteve veç e veç”, është paaraparë në konkursin e shpallur të hënën.