Vasilika Hysi: Vonesa në përkthimin e ‘Vettingut’, e panevojshme

30.10.2016 13:00:09

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, njëherësh anëtare e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, e ka cilësuat të panevojshme vonesën për përkthimin e ligjit të shumëpërfolur të Vettingut.

Në një postim në faqen e vet në Facebook, Hysi shprehet se ligji është përkthyer nga ekspertët më të mirë të EURALIUS dhe gjendet në versioni shqip dhe anglisht.

”Po dëgjoj lajmin se është përkthyer për tre ditë ligji i vettingut! Fitore e madhe!!!. Po, ligji i vettingut ka qenë në shqip dhe në anglisht. Për të gjithë personat e interesuar, ligjet në gjuhën angleze mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të misionit EURALIUS”, shkruan Hysi.