Vazhdimi i seancës me problemin e kuorumit

04.08.2016 16:50:59

Në mungesë të kuorumit nuk arritën ta miratojnë projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa

Në vazhdimin e seancës së pasdites së sotme, deputetët shqyrtuan projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa, por në mungesë të kuorumit nuk arritën ta miratojnë këtë projektligj.

Zëvendësministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka paraqitur projektligjin para deputeteve dhe ka treguar për rëndësinë e tij.

Grupi parlamentar i LDK-së ka përkrahë këtë projektligj, kurse, grupet tjerë nuk morën fjalën.

Ndërkaq, Kryesuesi i seancës, Fikrim Damka, tha se po presin që në vazhdim të bëhet kuorumi.