Vazhdon maltretimi i të akuzuarve në rastin Kumanova

04.10.2016 13:36:03

Gjatë seancës së sotme në gjykatën e Shkupit të akuzuarit në rastin e Kumanovës janë ankuar se ka vazhduar maltretimi ndaj tyre gjatë transportit për në gjykatë. Ankesat para gjykatës i kanë drejtuar Enver Klajn dhe Musadik Pajaziti të cilët gjenden në paraburgim në burgun e Shutkës.

Edhe i akuzuari tjetër Elham Arifi deklaroi se është përplasur në tokë nga pjesëtari i njësisë speciale dhe i është thënë se do të dënohet me 16 vite burg.

Seanca po vazhdon me prezantimin e fotografive dhe video materialeve nga armatimi i gjetur në fshatin Gushincë, ku shfaqet edhe Sulejman Osmani duke ua treguar forcave policore vendndodhjen e armatimit.