Vazhdon protesta kundër vizitës së Vuçiqit në Drenicë, marrin pjesë edhe zyrtarë shtetëror

09.09.2018 09:47:07

Po vazhdon protesta kundër vizitës së presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në fshatin Banjë të Skënderajt.

Përveç banorëve të cilët po marrin pjesë , aty janë edhe shumë fytyra publike, duke filluar nga deputeti Bekim Haxhiu, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, si dhe zëvendësministri i PDK-së në MZHE, Gani Koci.

Jashari ka thënë se institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare duhet ta marrin mesazhin e qartë që të mos ketë provokime nga pala serbe, ndërkaq që ka shprehur vendosmërin që protesta do të vazhdojë dhe Vuçiq nuk do të lejohet ta vizitojë Banjën.

E ndërkohë, Vuçiq ka thënë se këtë vizitë do të tentojë ta bëjë përmes rrugëve alternative.