Vazhdon rikonstruimi i fasadave të objekteve me rëndësi historike në Gostivar

29.07.2016 16:19:04

Instituti Publik Qendra për Konservim në Gostivar, përmes fondeve të ndara nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, ka vijuar me realizimin e projekteve për fasadimin e objekteve me rëndësi historike në pjesën e vjetër të këtij qyteti.

Me këtë rast, ministresha e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska u shpreh që: “Ndjej kënaqësi të posaçme për faktin që Qeveria dhe Ministria e Kulturës investojnë shumë energji dhe mjete për zhvillimin e kulturës dhe vlerave kulturore në Gostivar”.

Ndërkaq, sekretari shtetëror, Behixhudin Shehapi tha se: “Në fazën e parë të rikonstruimit të fasadave në pjesën e vjetër të qytetit janë përfshirë gjashtë objekte, ndërsa tërësisht janë përfunduar pesë. Deri në fund të vitit do të punohet edhe në gjashtë objekte të cilat kanë status të së mirës kulturore, ndërsa prej vitit të ardhshëm edhe tre të tjera”.