Vdekja e 18-vjeçares nga Vushtrria, policia thotë se ishte sjellë në Infektivë por nuk u kontrollua nga mjekët

29.03.2020 10:02:06

R.Ademi, 18-vjeçare, ka ndërruar jetë dje teksa po trajtohej nga mjekët. Policia thotë se viktima ishte udhëzuar të spitalizohet në Infektivë por për shkak të rrethaneve të pandemisë, ditë më parë nuk ishte kontrolluar nga mjekët.

“Vushtrri. 28.03.2020-07:20. Raportohet se viktima femër është sjellë nga familjaret në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjatë trajtimit nga  stafi mjekësor ka ndërruar jetë. Viktima ishte paraqitur para disa ditëve te mjeku dhe ishte udhëzuar që të spitalizohet ne Infektivë po për shkak të rrethanave të epidemisë e njëjta nuk ishte kontrolluar te mjeku. Në repartin emergjencës  kanë dalur njësit përkatëse policore dhe me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Viktimës i është bërë testi për koronavirus, i cili ka rezultuar negativ