Vdekje e dyshimtë në Vushtrri, gjendet një person përmbys në një pusetë uji

06.03.2021 12:34:33

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.

Më saktë rasti ka ndodhur në rrugën 22 Maj dje rreth orës 11:17.

Dëshmitarja femër ka treguar policisë se në një pusetë në oborrin e shtëpisë ka gjetur një familjar të saj të vdekur.

Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë  ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar.”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me trupin e pajetë të viktimës do të merret Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  dërgohet në IML.”, thuhet në raportin e policisë.