Vendimet e Kurtit janë të vështira, por në t’mirën e qytetarëve të Kosovës!

20.02.2020 20:59:08
Nga Adem Bytyçi
Para ardhjes së Albin Kurtit Kryeministër i vendit, është folur në autobus, në ndeje të ndryshme të qytetarëve ,dikund në heshtje e dikund tjetër ashiqare, se po punësohen vetëm ata që kanë lidhje familiare me pushtetarët,  miqtë , dajallarët , djemtë e kush tjetër jo, në vendet më të rëndësishme të punës , me Konkurs  e pa Konkurs, me dije e pa dije , por për  kaq shumë dhe të punësuar në Konzulata të Kosovës edhe indivit me shkollë fillore ,nuk do mund t’i shkonte mendja as kujt!
Ishte një tmerr i vërtetë dhe një shëmbull i pa imagjinueshëm i instalimit të nepotizmit në institucionët e drejtësisë në Kosovë  kur sot, Ministria e drejtësisë në Qeverinë Kurti , tregonte se përsonat të cilët ishin zgjedhur për të hyrë në provim nga qeverisja e kaluar për Notër, ishin kryesisht familiarë të Ministrave dhe ish Ministrave , të zgjedhur enkas për njërin nga profesionët më të rëndësishme mbi baza partiake  dhe makro-nepotike!
Tek tani ,sovrani gradualisht pas ardhjës së qeverisë Kurti në krye të ekzekutivit e ka kuptuar se sa të padrejta kishin qenë punësimit në bordët e ndërmarrjeve , në institucionët dhe Agjesit e ndryshme shtetërore si dhe në përfaqësit Diplomatike dhe  Konzulare të Kosovês jasht vendit!
Këto anomali nga Qeveritë e kaluara të identifikuara dhe konstatuar nga Qeveria aktuale Kurti ,paraqësin vetëm fillimin , më vonë do të zbulohen keqëpërdorime nga indivit  në funksione të rëndësishme politike, shtetërore dhe shoqërore me të cilat do të dronditët opinioni se si i kanë shpenëzuar paratë publike  pa as një kritër dhe nekoqerllëk ,por ashtu siq kanë dasht ata…
Përsonalisht mendoj, për kundër vullnetit të mirë të Qeverisë Kurti, për të luftuar korrupsionin endemik ,  nepotizmin, dhe shumë anomali tjera të cilat kanë depertuar thellë në të gjitha hallkat e pushtetit, e ka shumë të vështirë të shkojë dëri në fund, sepse forcat kundërshtare, të cilat i kanë humbur zgjedhjet e kaluara të jashtëzakonshme janë tepër të fuqishme në veprimtarin e tyre për ta përmbusur Qeverin Kurti, para afatit kushtetues , me qëllim që të ta marrin pushtetin përseri dhe fillojnë avazin e vjetër të qeverisjes së vendit, duke u shërbyer interesave të tyre personale dhe të atyre me të cilët qendrojnë në lidhje partiake dhe makro-nepotike , duke e ngulfatë zhvillimin e shumë- anshëm të Kosovës, thëllimin edemokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe liriive njërëzore në të gjitha fushat,veqnërisht  në aspektin e punësimit sipas dijës, profesionalizmin dhe gjendjës socio-ekonamike të atyre që kërkojnë të punësohen e nuk i kanë njerëzt e tyre në funksione të larta shtetërore…