Vendimi për Bardh Spahinë/ Kërcënon PD: Asgjë nuk na ndal, Rama ta harrojë…

22.06.2019 16:58:48

Në përfundim të seancës gjyqësore, ku Bardh Spahia u la në ‘arrest shtëpie’, ish-deputeti Flamur Noka deklaroi se ky është një provokim i kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Noka deklaroi se ky vendim, të cilin ai e ka quajtur “politik”, nuk do të stepë PD-në dhe opozitën, e ndërsa tha se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

“Ky gjyq nuk e step PD-në dhe opozitën në betejën e saj për mbrojtjen e Kushtetutës. Ky provokim duke arrestuar ish-deputetin, duke lënë në burg dy policë Bashkiak, që ishin në krye të detyrën për të mbrojtur dekretin e Presidentit.

Data 30 nuk është datë zgjedhjesh, por në Shqipëri nuk do jetë zgjedhje. Do jetë vetëm kur presidenti do dekretojë datën e re, Rama ta harrojë 30 qershorin”, tha Noka.