Vendimi për shkarkimin e Metës/Basha mbledh urgjentisht Kryesinë. Ja çfarë do të bëjë PD

10.06.2019 16:15:41

Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme Kryesinë. Burime nga PD bëjnë me dije se krydemokrati Lulzim Basha do takohet rreth orës 18:00 me aleatët ndërsa në orën 19:00 do të mbledhë kryesinë e PD.

Vendimi vjen në vijim të situatës politike plot zhvillime, teksa presidenti Meta ka argumentuar sot përse i anuloi zgjedhjet e 30 qershorit dhe kryeministri Rama vendosi të nisë në Parlament procedurat për shkarkimin e presidentit.

Ndërkohë që mësohet se nesër pritet mbledhja e strukturave të tjera të partisë, grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetareve.