Veseli: Gabim trashanik nëse i përgjigjemi edhe Amerikës përmes përgjigjes ndaj Serbisë

05.02.2019 19:43:12

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes kur i përgjigjet Amerikës për çështjen e taksës ndaj Serbisë.

“Tarifa edhe përgjigje ndaj Serbisë. Nuk është mençuri që t’i përgjigjemi Serbisë, e përmes saj t’i përgjigjemi Amerikës”, ka thënë Veseli në Klan Kosova

“Gabim. Është gabim trashanik t’i përgjigjemi Amerikës përmes përgjigjes ndaj Serbisë”.

Veseli tha se Kosova nuk duhet të mërzitet për mendimet e Serbisë rreth çështjes së taksës.

“Serbia asnjëherë më nuk do të lejohet të bëjë çka ka bërë”