Veseli: Majlinda rrëmbeu emocionet tona, fito për vete dhe për ne

07.08.2016 22:18:20

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar xhudisten Majlinda Kelmendin e cila sonte siguroi medaljen e parë olimpike për Kosovën.

“Majlinda Kelmendi bëri historinë. Ajo sonte në mënyrë brilante, siguroi medaljen e parë olimpike për Republikën e Kosovës. Majlinda rrëmbeu emocionet tona duke dhënë dëshmi se ajo me të rinjtë tanë dhe përkushtimin e trajnerëve dhe institucioneve, mund të regjistrojnë suksese që gjenerata të tëra i ëndërruan. Fitove për ne – faleminderit kampione! Tani fito për vete dhe për ne!”, ka shkruar Veseli.