Vetëvendosje paralajmëron zbardhjen të gjitha vrasjeve të pazbuluara

05.08.2017 17:58:42

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është shprehur në FB se njëra ndër prioritetet e VV-së është krijimi i Njësisë së veçantë të hetimit dhe zbardhjes së të gjitha vrasjeve të pazbuluara.

Ajo thotë se prioritet i tyre është edhe zbulimi i vrasjes së Astrit Deharit, ky premtim ka ardhur pasi sot janë bërë 9 muaj nga vdekja e Deharit.

“Nuk do të ndalemi pa u zbardhur e vërteta. I përjetshëm kujtimi për ty Astrit”, ka përfunduar ajo.