Vidhen mijëra euro dhe stoli ari në Bogovinë të Tetovës

25.05.2017 13:35:54

Katër mijë euro dhe stoli ari me vlerë 10 mijë euro, është vjedhur në shtëpinë e F.A. nga fshati Bogovinjë e Tetovës.

 

Tani për tani dihet se hajduti ka hyrë në shtëpi dhe me dhunë e ka hapur derën hyrëse. Vjedhja është hetuar nga pronari, i cili më pas me telefon e ka alarmuar policinë.