Vitia: Rezervat e fundit të materialit mbrojtës do i dërgojmë në Klinë dhe Viti

14.03.2020 13:16:19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se materialet e fundit mbrojtëse ndaj koronavirusit, do të shkojnë në Klinë dhe Viti, nga ku edhe janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Ai ka udhëzuar qytetarët që të pastrojnë sa më shpesh duart nga 20 sekonda, të qëndrojnë në distancë me personat tjerë e të respektojnë të gjitha rregullat që ministria e instituti i kanë rekomanduar

“Gjendja nuk është e mirë në mënyrën qysh ne do të dëshironim. Ne jo vetëm në Kosovë por në sefilin vend të Evropës, problemi kryesor është sigurimi i materialeve mbrojtëse. Sa i perket Vitisë dhe Klinës dje jam degjuar me kryetarin e Klinës, ne kemi siguruar material me vlerë 100 mijë euro dhe jemi në rezervat e fundit të ktij matetialei dhe kemi udhëzuër që këto rezerva të shkojnë për në Klinë dhe Viti”, tha ai./