Vjosa Osmani vazhdon me retorikën e njëjtë: S’bëhemi bashkë me PDK-në

14.09.2019 19:10:06

Kandidatja për kryeministre nga rradhët e LDK-së Vjosa Osmani është takuar me banorët e lagjes “Tophane”.

Osmani tha se LDK-ja kurrë më nuk bëhet bashkë me PDK-në dhe me të korruptuarit.

“Tash këto vite nga qeverisa e atyre të korruptuarve ka ardhur koha që t’i themi të gjithëve lamtumirë dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke bërë ndryshimin historik me 6 tetor”, tha ajo, raporton EkonomiaOnline.

“Unë në këtë sfidë nuk jam vetë dhe për shumë vjet rradhë qytetarët kanë kërkuar të bëjë hapa pozitiv. Lidhja Demokratike e ka dëgjuar zërin e qytetarëve dhe tani është koha që Kosova ta bëjë ndryshimi dhe ndryshimi të mos vijë vetëm me fjalë”.

“Unë kurrë nuk e kam keqpërdor besimin tuaj, LDK-ja kurrë më me PDK-në dhe kurrë më me të korruptuarit. Detyrë patriotike nuk është me i tregu muskujt, por detyrë patriotike është sot rinia jonë. Nuk ka për mua asgjë më të shenjtë se besimi juaj dhe asgjë më të shenjtë se ekipi im”.