Vlorë, Rama sulmon LSI-në: Demokracia nuk është anarki dhe pazar Nga Gazeta Shqip – 7 Qershor 2017

07.06.2017 19:07:30

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët në qytetin e Vlorës. Në fjalën e mbajtur, Rama deklaroi se njerëzit në këto zgjedhje duhet të shkojnë për interesin e tyre, jo për tifozllëk.

“Nuk e duam pushtetin për vete sepse po ta donim, nuk kishim nevojë për fushatë sot. Luli do të ishte në çadër në Tiranë, duke kërkuar autobotë uji për freskim nga vapa, ne do të prisnim 25 qershorin dhe do të merrnim 100 deputetë. Ndërkombëtarët i kishim pas vetes, por nuk e bëmë këtë gjë sepse nuk e kemi pushtetin qëllim në vetvete. Ju kërkoj më shumë pushtet që të bëjmë më shumë për ju”, tha Rama.

Veç kësaj, kryeministri sulmoi LSI-në, duke deklaruar se dy partitë e mëdha janë bërë peng i ankandit që nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin.

“Në Berat ishin hequr njerëz padrejtësisë nga puna. Një sanitare me shkopin me leckë ishte hequr nga puna ku punonte prej 20 vitesh. Më erdhi në e-mail nga një zonjë e më tha që ‘shumë vonë u kujtuat, por më mirë vonë se kurrë’. E gjithë kjo historia është një histori pengmarrje. O do pranosh këtë, ose s’do bësh koalicione. Dy partitë e mëdha janë bërë peng e këtij ankandi. Demokracia nuk është anarki dhe pazar

Nuk mund të dalë një drejtor dhe t’i thotë ministres ‘nuk të njoh ty, njoh kryetarin e partisë’. Njerëzit votojnë për disa njerëz që vijnë në Parlament për të bërë shantazh dhe mendojnë se kanë dërguar përfaqësuesit e tyre”, deklaroi ai.