Vrasje në tentativë në Drenas

06.04.2018 14:08:19
Një sulm fizik i cili është cilësuar si vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Drenas.

Polica ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është proceduar për ‘vrasje në tentativë- dhunë familjare’.