VV: Policia ndaloi pa urdhër-arrest aktivistin që po shkonte për pushime në Shqipëri

02.09.2016 14:12:06

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një aktivist i saj nga qendra e lëvizjes në Lipjan, Fatmir Fetahu.

VV ka thënë se policia e ka arrestuar aktivistin në kufirin Kosovë-Shqipëri, pa urdhërarrest, derisa po shkonte në pushim me familjen e tij.

Lexoni njoftimin e plotë të VV-së:

Mbrëmë në mesnatë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, Policia ka arrestuar pa urdhërarrest aktivistin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, Fatmir Fetahu. Ai ishte duka kaluar kufirin së bashku me familjen për të shkuar në pushime në Shqipëri dhe arrestimi i tij u bë pa u dhënë asnjë arsye.

 

 

Ky pushtet vazhdon të shfaqë brutalitetin e tij në gjitha format, dhe e gjitha kjo nga paniku prej fundit që po i vjen. Sidoqoftë, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet më e përkushtuar dhe më e angazhuar se kurrë për të çliruar vendin nga klani Pronto dhe veglat e tij.

Bëjmë thirrje për lirimin e mënjehershëm të aktivistit Fatmir Fetahu, dhe ftojmë institucionet e rendit dhe drejtësisë që të ndalin përndjekjen e padrejtë të aktivistëve tanë sipas urdhërave të këtij pushteti kriminal