VV thërret konferencë të jashtëzakonshme

30.08.2016 10:36:43

Lëvizja “Vetëvendosje” ka njoftuar se në orën 12:00, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media tek zyret e reja të Lëvizjes.

Ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar 6 aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosjes”  të dyshuar për hedhje granatash.

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv me sulmin e Kuvendin e Kosovës, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.