West Brom befason Arsenalin, e mund 3-1

18.03.2017 18:16:29

Arsenali vazhdon të rrëshkasë në renditje. “Topcinjtë” e Arsene Wenger pësuan një humbje befasuese 3-1 nga West Bromwich duke regjistruar disfatën e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe tashmë e shohin jo vetëm titullin një mision të pamunndur, por gjithashtu rrezikojnë dhe seriozisht një vend në Champions, teksa kanë rrëshkitur në vendin e pestë. Formacioni I Wenger tregoi shenja dobësie që në fillim me West Bromwich që mori epërsinë që në të 12-tën me golin e Dawsonit.

Arsenal megjithatë reagoi shpejtë me Alexis Sanchez që përfitoi nga një assist I Xhakës për të shënuar golin e barazimit. Gjithsesi në një ndeshje ku dukshëm u panë në vështirësi, “Topcinjtë” u ndëshkuan në pjesën e dytë me Robson Kanu që finalizoi një aksion të gjatë të të tijve. Goditjen përfundimtare formacioni I Wenger e mori në të 75-tën me Dawson që ashtu sic ngriti siparin e golave ashtu dhe e uli duke I dhënë një leksion të mirë Arsenalit, që tashmë gjendet në udhëkryq.