Xho Bajden vjen me axhendë të ngjeshur, pra edhe për demarkacionin

15.08.2016 18:57:03

Nga Rexhep Kastrati

unePara disa kohësh, nga Beogradi patën ardhur paralajmërime për një luftë në Kosovë gjatë muajit gusht, ndërkohë ka disa kohë që sekta okulte e Albinit ka rikthyer gazin lotsjellës në Kuvend. Po ashtu, edhe retorika politike ka filluar të ashpërsohet, kryesisht nga radhët e sektës okulte të Albinit, që po paralajmëron ritensionim të situatës në Kosovë.  Dy partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma, edhe pse me qëndrime të kundërta me të Qeverisë, megjithatë janë shumë më racionale sesa gjatë vitit të kaluar dhe gjatë pjesës së parë këtij viti. Në një atmsoferë të tillë, do të vijë Xho Bajden në Kosovë, kur edhe do të ketë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të shtetit. Vizita e Xho Bajden në rajon, dhe së këndejmi edhe në Kosovë mund të shihet në disa aspekte mjaft të rëndësishme për rajonin dhe për Kosovën, sepse është vizitë që realizohet vetëm disa muaj pas vizitës së Xhon Kerryt në rajon, dhe në Kosovë, kur edhe par shprehur mbështetje të fuiqshme për Kosovën, sovranitetin dhe për institucionet e shtetit të Kosovës. Po ashtu, Xho Bajden vjen në Kosovë vetëm pak muaj pasi Kongresi Amerikan kishte marr një vendim me të cilin Qeverisë amerikane i kërkohej që ta ndihmonte Kosovën që të përgatitej për Programin Partneritet për Paqe me NATO-n. Mbështetja e madhe dhe e fuqishme që Xhon Kerry ka shprehur për  të Kosovën dhe institucionet saj, në kontekst të zhvillimeve dramatike dhe destabilizuese të realizuara nga partitë opozitare. Në fakt, kjo ishte mbështetje amerikane për institucionet e Kosovës lidhur me dy marrëveshjet problematike. Në anën tjetër përkushtimi i SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën për t’u përgatitur për Partneritet për Paqe me NATO-n, shpreh rëndësinë që institucionet shtetërore amerikane u japin marrëdhënieve të ngushta me Kosovën. Kjo konfirmon atë që Xhon Kerry kishte deklaruar gjatë vizitës së tij në Kosovë lidhur me interesimin që kanë SHBA-të për Kosovën, për shkak se kanë investuar shumë këtu. Në këtë kuptim, Xho Bajden vjen në Kosovë për të ritheksuar mbështetjen e plotë të SHBA-ve për Kosovën, por edhe për çështje konkrete siç është çështja e demarkacionit, por edhe çështja e përgatitjeve të Kosovës për Programin për Partneritet për Paqe me NATO-n, në kontekst të kësaj edhe transformimin e FSK-së në FA. Në këtë kontekst duhe të përmendim edhe një sondazh të kryer te komuniteti serb lidhur me besueshmërinë ndaj FSK-së, ka vënë në pah rritje të besueshmërisë. Kjo do të thotë se FSK shihet më pozitivisht nga komuniteti serb,  e që do të thotë se mund të ndryshojë edhe qëndrimi i tyre ndaj saj. Natyrisht, kjo çështje, për shkak të përcaktimeve kushtetuese, kërkon edhe 2/3 e votave të komuniteteve etnike në Kuvend, pra kërkon edhe një votë politike të serbëve, përfaqësuesit të cilëve janë të varur nga Beogradi. Në këtë kontekst, dimsensioni rajonal i vizitës së Xho Bajdenit në rajon, pra edhe në Serbi, mund të ketë të bëjë edhe me trysninë eventuale ndaj Qeverisë dhe institucioneve të tjera serbe  për të mos penguar procesin e transformimin e FSK-së në FA. Beogradi, si duket ka qenë e vetëdijshme për trysninë eventuale nga Xho Bajden, është ngutur që të mos pengojë rifunksionalizimin e Urës së Ibrit, me bindjen se do të mund të shmangë kritika të ashpra edhe lidhur me këtë çështje. Edhe çështja e paralajmërimeve të mëhershme të Serbisë për një luftë në Kosovë mund të jetë temë bisede gjatë vizitës në Beograd, ku do të diskutojë edhe për marrëdhënet e tensionuara me Kroacinë, e cila është edhe anëtare e NATO-s. SHBA-të që udhëheqin një front të gjerë botëror të luftës kundër terrorizmit, në rajonin tonë kanë shumë punë në këtë drejtim për shkak të problemeve që kanë shtete të veçanta dhe rajoni në tërësi me terrorizmin dhe luftën kundër tij. Në këtë aspekt, interesi amerikan është që rajoni dhe shtetet e veçanta të jenë më aktivë në luftën kundër terrorizmit. Së këndejmi, çështjet e sigurisë rajonale dhe botërore janë çështje të pakapërcyeshme në axhendat e zyrtarëve amerikanë, pra edhe të zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden në rajon. Kosova, zë vend të rëndësishëm në marrëdhëniet e SHBA-ve me shtete tjera dhe në axhendat ndërkomëtare të tyre. Në këtë kuptim, interesimi për të gjitha çështjet që cenojnë stabilitetin e Kosovës, pra edhe për çështjen e demarkacionit është i pashmangshëm nga ana e Xho Bajdenit gjatë vizitës në Kosovë.