Ylli Manjani nuk do të kandidojë për deputet i LSI-në

29.04.2017 14:28:46

Fakti se emri i tij nuk është vendosur i pari në listë, por më poshtë ka bërë që Ylli Manjani të refuzojë kandidimin e tij në listat e LSI-së.

Emri i Manjanit u përfol si pjesë e listës që LSI do të dërgojë në KQZ për kandidatë në zgjedhjet e 18 Qershorit, por duket se Manjani nuk do të pranojë të jetë pjesë e saj.

“Jam propozuar për listë e jo për deputet! LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë!”

Kështu shkruan Ylli Manjani duke lënë të kuptojë se nuk do të pranojë të jetë pjesë e listave edhe pse vijon t’i jetë mirënjohës LSI-së.

Image