Ymeri: Pse u frikësua Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?

02.03.2018 14:36:46

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se është tërësisht e papranueshme dhe e patolerueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave nga Kadri Veseli, duke iu referuar rastit që ndodhi sot në mes të Veselit dhe deputetit Frashër Krasniqi, ku këtij të fundit Veseli ia ndaloi fjalimin.

Ymeri përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kuvendi nuk është pronë private e Kadri Veselit të vendos sipas qejfit të tij se kujt t’ia ndaloj fjalën e kujt jo.

“Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, nga ajo foltore i kanë quajtur me dhjetëra herë terroristë – pa asnjë fakt e bazë, e kurrë nuk u është ndërprerë fjala”, ka shkruar Ymeri.

Postimi i plotë:

Është tërësisht e papranueshme dhe e patolerueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave nga Kadri Veseli. Kuvendi i Kosovës nuk është pronë e tij private që të vendos sipas qejfit të tij se kujt t’ia ndaloj fjalën e kujt jo.

Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, nga ajo foltore i kanë quajtur me dhjetëra herë terroristë – pa asnjë fakt e bazë, e kurrë nuk u është ndërprerë fjala.

Pse u frikësua e sikletos aq shumë Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?!

Secili deputet i Kuvendit të Kosovës, të drejtën për të folur në Kuvend e ka të siguruar nga qytetarët dhe të garantuar nga Kushtetuta, prandaj ky veprim autoritar i Kadri Veselit është i papranueshëm.