Zbulohen fotot e rralla/ Pritje madhështore për Mbretëreshën Geraldinë në Shqipëri

06.08.2019 16:18:19

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 5 shkurtit 1938, dy fotografi të rralla të mbretëreshës Geraldinë dhe mbretit Zog, asokohe të fejuar, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Tiranë, kontesha hungareze Geraldina Apponyi, e fejuara e mbretit Zog të Shqipërisë, u prit në mënyrë madhështore nga populli i saj i ardhshëm.

Vajza e re, 22 vjeçare, është e bija e kontit Apponyi. Ja ku duket (foto) gjatë arritjes në Tiranë.