ZBULOHET Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacion është arritur me e-maila!

14.11.2016 18:13:04

Pas një numri të madh të takimeve, bisedave formale dhe joformale, Prishtina dhe Beogradi përfundimisht janë pajtuar dhe kanë arritur marrëveshje për telekomunikacionin.

Ky është lajm i mirë, marrë parasysh në atë se telekomunikacioni ka qenë njëra nga arsyet që dialogu ishte bllokuar.

Sipas mediave serbe, “BE-ja ka pasur dëshirë të madhe që të shoh përparim në dialog, dhe për këtë e ka shtyrë këtë temë dhe ka insistuar në arritjen e marrëveshjes”, transmeton lajmi.net.

“Takimet e fundit nuk janë mbajtur në Bruksel, por më shumë kontaktet janë realizuar përmes postes elektronike dhe telefonit. Kështu që janë përafruar qëndrimet deri te arritja e marrëveshjes. Ky intensitet i dialogut ka ndodhur në dy-tre ditët e fundit”, thonë burime të “Blicit”.

Marrëveshja, praktikisht është arritur përmes e-mailave (postes elektronike).

Me këtë marrëveshje, Kosova ka marrë kodin ndërkombëtar të telefoninë +383, derisa Serbia do ta ruaj pasurinë e telekomit të saj në Kosovë përmes një kompanie të re që do të themelohet në Kosovë sipas ligjeve dhe procedurave të Republikës së Kosovës.