Zelanda e Re ka grumbulluar mbi 50,000 armë zjarri, pas kërkesës së qeverisë për dorëzimin e tyre nga frika se mund të përsëritet ndonjë sulm i ngjashëm si në xhami

21.12.2019 14:05:45

Autoritetet e Zelandës së Re, kanë bërë të ditur sot se vendi i tyre do të jetë shumë më i sigurt, pasi pronarët dorëzuan më shumë se 50,000 armë, si pjesë e një programi të blerjes së tyre, pas ndalimit të armëve të zjarrit.

Megjithatë, kritikët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme, duke konsideruar se janë me qindra armë të tjera, që mbahen ilegalisht nga pronarët e tyre.

Qeveria kërkoi grumbullimin e armëve më të rrezikshme gjysmë automatike, nga frika se mund të përsëritet ndonjë sulm i ngjashëm si në xhaminë e Christchurch, ku një sulmues i vetëm vrau 51 persona.

Policia më pas, nisi një program gjashtëmujor, për të blerë armët e ndaluara rishtazi nga pronarët.

Blera e armëve përfundoi mbrëmë në mesnatë, derisa qendra e grumbullimit mbetën hapur, nga interesimi i rritur për t’i dorëzuar armët në minutën e fundit.

Shifrat e përkohshme tregojnë se 33,000 njerëz dorëzuan 51,000 armë, derisa 5000 të tjerë ishin pjesë e një amnistie paralele, në të cilën pronarët mund të dorëzonin çdo lloj arme zjarri, pa iu bërë pyetje, por pa u kompensuar.