Zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe një histori e suprimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

08.12.2016 20:32:49

Nga Ahmet Asani

Ishte viti 1987, kur në Maqedoni në mënyrë të dhunëshme, filloi suprimimi i përdorimit të gjuhës shqipe në shkolla dhe institucione shtetërore, të drejta keto atbotë të garantuara me kushteten e v. 1974 ! Gjygjtarëve, prokurorëve e inspektorëve gjatë hetimeve e gjykimeve të intelektualëve shqiptarë, nuk u pëlqente fare kur këta të fundit thirreshin në Kushtetutë! Gjatë marrjeve në pyetje nga inspektorë* të ndryshëm, më kujtohet që njerit i pat humbur durimi dhe mu drejtua me këto fjalë (citat :”Vo vrska so ustavot i pravata na albancite vo Makedonija, taka e kako kažuvaš, ama brzo ke dojde vreme koga nema da bide taka”!), ( “Ne lidhje me kushtetutën dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, ashtu është siç po thua, por shpejt do vie koha kur nuk do të jetë më ashtu”)! Dhe vërtetë ashtu ndodhi, pas 4 vitesh, erdhi në fuqi Kushtetuta e vitit 1991, kushtetutë kjo e cila perfundimisht hoqi shqiptaret nga e drejta shtetformuese, e me këtë edhe nga e drejta per të qenë të barabartë me maqedonët!

Lufta e vitit 2001 nuk arriti ti barazojë e ti bëjë popull shtetformues shqiptarët! Marrëveshja e Ohrit për dhënien e të drejtave me përqindje, per popullin shqiptar ne Maqedoni ishte nje kthim mbrapa! Tani ne keto zgjedhje shqiptaret jane me të perçarë, kurse nga pala maqedonase nuk kemi asnje parti me ofertë per ndryshime te cilat do ti kthenin shqiptarëve statusin e popullit shtetformues! Tirana e Prishtina sa herë që kanë nevojë për ndihmë, ju bie ndërmend se kanë vëllezër të gjakut në Maqedoni, por tani qe u deshtë të mobilozeheshin per ti bindur subjektet shqiptare qe te dilnin me nje LISTE SHQIPTARE ne zgjedhjet e dhjetorit, Prishtina e Tirana bënë veshin e shurdhër! Peçarja e faktorit shqiptar, ka zgjuar “urdherin gjenetik” te robit i cili pret shpetim nga robëruesi! Te hipnotizuar sikur bretkosa para gjarperit, disa te verbuar presin shpetim nga LSDM-ja, parti kjo e formuar bash nga inspektorët* që nga v.87 deri ne v.91 punuan për shkatërrimin e barazisë kushtetuese te shqiptarëve!

Duke i patur te gjitha keto parasyshë, mund te konstatojme se nga zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016, nuk mund te priten zgjidhje nga te cilat mund te gjenerojne te drejta kushtetuese në të mirë shqiptarëve ne Maqedoni !