Zgjedhjet në Britani të Madhe, diku kishte edhe përleshje midis anëtarëve dhe mbështetësve të partive rivale

13.12.2019 10:09:02

Një përleshje shpërtheu në elektoratin e John McDonnell të Hayes dhe Harlington pasi ai u shpall fituesi atje.

Ai, sipas mediave britanike, u rizgjodh dhe mbajti vendin e Laburistëve, edhe pse partia thuhet se pësoi humbjen e rëndë në nivel kombëtar.

Thirrjet “gënjeshtar” dhe “terrorist” u dëgjuan ndërsa z. McDonnell po mbante fjalimin e tij.

Ndërkohë policia u pa në përpjekje për të ndërprerë përleshjen që besohej të ishte midis anëtarëve dhe mbështetësve të partive rivale.

Ndërsa McDonnell thuhet se ndër tjerash ka folur edhe për frikën e tij për një rritje të pikëpamjeve nga e djathta ekstreme.

Ndryshe, Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi konservatorët thuhet kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet e së enjtes në Britaninë e Madhe.

Kjo do t’i jepte Johnsonit një shumicë të rehatshme dhe do t’i hapte rrugën Brexit të zhvillohej në fund të janarit