Zhvillime të reja, Bërnabiq: Edhe kryeministri çek do ta konsiderojë çnjohjen e Kosovës

12.09.2019 17:11:37
epa07836883 (Back row, L-R) North Macedonia Prime Minister Zoran Zaev, Prime Minister of Serbia Ana Brnabic, Chairman of the Council of Ministers of Bosnia and Herzegovina Denis Zvizdic, Albanian Prime Minister Edi Rama, Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic, and Kosovo's Ambassador to Czech Republic Arber Vllahiu, (front row, L-R) Slovakian Prime Minister Peter Pellegrini, Polish Prime Minister Mateusz Morawiecki, Czech Prime Minister Andrej Babis and Hungarian Prime Minister Viktor Orban pose for photographers during the Visegrad Group (V4) and Western Balkan partners summit in Prague, Czech Republic, 12 September 2019. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK

Edhe kryeministri i Çekisë, Andrej Babis do ta shqyrtojë çnjohjen e Kosovës.

Kështu të paktën po pretendon kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, transmeton lajmi.net.

Para gazetarëve, ajo tha se ka diskutuar me homologun e saj çek, the se ai është i gatshëm të diskutojë mundësinë e tërheqjes së njohjes, shkruan lajmi.net.

Siç u shpreh Bërnabiq në Pragë, ku ajo po merr pjesë në Samitin e V4-tës, deklaratat e presidentit çek kanë shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë shtuar zërat se Çekia do ta tërheq njohjen e Kosovës.

Debati u nxit nga deklaratat e presidentit, Milos Zeman, në Beograd se shteti i Çekisë do ta konsiderojë tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Mirëpo, deklarata të tilla po cilësohen si jorealiste edhe nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai tha se këto deklarata janë jo reale.