Zidane arrin rekordin e Capello-s te Real Madrid

16.12.2016 14:43:20

Një tjetër rekord futet në xhepin e Zinedine Zidane. Që nga ulja në stolin e “Los Bloancos”, trajneri francez ka thyer të gjitha llojet e rekordeve të paravendosura. Dje, i fundit. Zidane barazoi Fabio Capello si trajner, me fillimin më të mirë të sezonit, 25 ndeshje pa humbje. Të njëjtat shifra kishte edhe italiani në sezonin 1996-1997. Gjithashtu, interesant është fakti se të dy kanë të njëjtën ecuri: 18 fitore dhe 7 barazime.

Si një nxitje për figurën e “Zizou” në këtë sezon duket se është fitimi i titullit kampion në Spanjë. Capello u kurorëzua kampion në La Liga për të 27-tën herë në historinë e Real Madridit. Me Ligën e Kampionëve, Superkupën Europiane dhe një hap larg Botërorit për Klube, titulli në Spanjë do o të ishte e vetmja gjë, që do t’i mungonte Zidanes për të qenë i barabartë me Capello. Fillimin e madh të këtij sezoni e tregon rregullsia e fitoreve të ekipit, i distancuar në krye me 6 pikë në La Liga.