Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike (Foto)

19.04.2017 13:38:01
Në katin e dytë të ndërtesës së ish-“Rilindjes”, gjegjësisht në Ministrinë e Administratës Publike, është shkaktuar një zjarr, por nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe që nuk ka asnjë person të lënduar nga ky rast, shkruan Express.

“Zjarri ka ndodh rreth orës 12:20 në ndërtesën e ish-Rilindjes, në katin e dytë në Ministrinë e Administratës Publike. Policia dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe s’ka të lënduar”, ka thënë Ahmeti, derisa ka shtuar se ende nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin.