“Zonja e vjetër” gati për hakmarrje

11.04.2017 11:08:14
Juventus' forward Gonzalo Higuain from Argentina (L) celebrates after scoring with his teammate Juventus' midfielder Sami Khedira from Germany during the Italian Serie A football match Juventus vs Chievo on April 8, 2017 at the Juventus Stadium in Turin. / AFP PHOTO / Marco BERTORELLO (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images)

Dy vjet pas finales së Berlinit, Juventus dhe Barcelona ritakohen në skenën e Champions-it në një sfidë të dyfishtë të vlefshme për çerekfinalet e kompeticionit më madhor europian për klube: vajtja do të jetë sot në mbrëmje në 20:45 në Stadium, kthimi më 19 prill në Camp Nou.

Bardhezintjë vijnë me një moral shumë të lartë pasi arritën finalen e Kupës së Italisë dhe mundën Chiveo-n të shtunën në kampionat. Një moment delikat për Barçan, që u mposht 2-0 nga Malaga në ndeshjen e fundit të La Liga-s. Në 1/8 Juventusi eliminoi thuasje lehtësisht Porto-n, duke e mundur 2-0 në transfertë dhe 1-0 në shtëpi. Një mrekulli ndërkohë kualifikimi në çerekfianle për Messi-n me shokë, të cilët përmbysën rezultatin 4-0 të vajtjes në Parc des Princes duke u imponuar 6-1 në kthim ndaj Cavani-t me shokë. Për Juventusin ka rëndësi efekti i “Stadium”-it, ku në Europë është i pathyer në 21 takime të ndara në 12 fitore dhe 9 barazime. Barcelona luan për të pestën herë në historinë e saj në shtëpinë e Juventus-it dhe deri më tani nuk ka fituar kurrë, duke numëruar vetëm 2 barazime dhe 2 humbje. Transferta torineze e fundit e katalanasve daton në Champions-in e sezonit 2002-03, por edhe në atë rast luhej vajtja e çerekfinaleve të kompeticionit: përfundoi 1-1 me avantazhin e bardhezinjve që u fimos nga Montero ndërsa për blaugranat u përgjigj Saviola. Edhe ndeshja e kthimit përfundoi 1-1 në Camp Nou dhe u deshën shtesat për të nxjerrë fituesin. Ishte një gol i Zabaleta-s në minutën e 114’ që i dhuroi kalimin në gjysmëfinale skuadrës që asokohe drejtohej nga Marcello Lippi e cila më pas do të humbte në finale në Manchester përballë Milan-it. Përballja direkte më e afërt është finalja e Champions-it në 2015-ën në Berlin e cila kurorëzoi kampione të kompeticionit elitar për të pestën herë në hisorinë e saj Barcelonën pas fitores 3-1 ndaj bardhezinjve.