Zotohet Turqia: Do të hakmerremi, herët a vonë

11.12.2016 18:42:04

Turqia është zotuar sot se do të hakmerret herët a vonë ndaj militantëve kurdë, të cilët janë përgjegjës për sulmin me bomba, në të cilin u vrau 38 persona dje në mbrëmje në Stamboll.

“Herët a vonë, ne do të hakmerremi,” ka thënë ministri i Brendshëm i Turqisë,  Suleyman Soylu,

Ai i ka bërë këto komente gjatë varrimit të pesë oficerëve të vrarë, sot në zyrat qendrore të policisë në Stamboll.

Edhe presidenti turk, Tayyip Erdogan ka qenë prezent në varrim, por nuk ka folur, edhe pse ai është parë duke i përshëndetur dhe përqafuar disa anëtarë të familjeve të viktimave.

Grupi militant kurd, TAK, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të së shtunës në Stamboll të Turqisë.

TAK, që është degë e Partisë së Punëtorëve Kurdistan (PKK), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin përmes një njoftimi në ueb-sajtin e vet, transmeton Express.

Turqia u godit mbrëmë nga dy sulme, një me makinë-bombë jashtë stadiumit “Vodafone Arena” në Stamboll, dhe nga një tjetër vetëvrasës afër një parku, pas vetëm një minute.

Tridhjetë e tetë persona u vranë dhe 155 të tjerë u plagosen në këtu dy sulme.

Shumica e të vrarëve ishin policë.