Zyrtare: Verane vazhdon me Realin deri më 2022

27.09.2017 16:28:15

Raphaël Varane do t’i mbetet besnik i Real Madridit

Real Madrid po vazhdon t’ua vazhdoj kontratat yjeve të skuadrës. Pas Marcelo, Isco, Benzema, Asensio dhe Llorentes, në radhë është Raphaël Varane.

Real Madrid ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin francez për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022.

Varane, të enjten, pritet të dal në një konferencë për media për të zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me kampionin e Spanjës dhe Evropës.