Zyrtarët policor të rendit publik pajisen me armë të gjata

01.02.2019 18:07:35

Zyrtarët policorë të rendit publik të disa drejtorive rajonale dhe stacioneve policore, janë pajisur me armë të gjata, të cilat do t’i bartin gjatë patrullimi.

Baki Kelani nga Policia e Kosovës tha se fillimisht zyrtarët policor janë trajnuar për posedimin e armëve të gjata.

“Tani zyrtarët policor në disa stacione policore do të kenë armë të gjata që do të përdorin gjatë patrullimi të tyre”, tha Kelani në një video të publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

“Pra policia e Kosovës do të vazhdojë që të pajisë të gjitha stacionet policore në mënyrë që për rastet kur kërkohet përdorimi i tyre ata t’i kenë në për reagim të shpejtë”, tha Kelani.