​Aeroporti i Prishtinës në pritje të lejimit për fluturime

21.06.2020 16:05:20

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se trafiku ajror ende mbetet me ndalesë deri më 27 qershor 2020, me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo heqje të ndalesës.

Në një postim në Facebook thuhet se janë në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’.

Postimi i plotë:

Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.

Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.

Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procedojë të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm.