Dushi: Demarkacioni të kalojë, Kosova ka tjera prioritete

11.08.2016 18:12:48

Florian Dushi, zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, duhet të ratifikohet nga deputetët e kuvendit.

Sipas tij, ky është momenti përfundimtar për t’i dhënë fund kësaj çështjeje, në mënyrë që ekzekutivi kosovar, të merret me punë të tjera, më të rëndësishme për vendin.

Debati i fundit edhe konferenca që e dëgjuam pak ditë më parë, u kanë dhënë fund të gjitha debateve dhe momenti është që çështja të procedohet. Ajo çfarë është e dhimbshme për këtë periudhë, janë format dhe metodat që kanë zgjedhur për të kundërshtuar demarkacionin. Konsideroj që 1 shtatori do të jetë dita kur kuvendi do t’i japë udhë kësaj çështjeje dhe Kosova do të çlirohet dhe Qeveria e Kosovës do ta ketë rastin të merret me temat reale”, ka deklaruar Dushi, gjatë debatit të Info Magazine në Klan Kosova.