​Esper: Nuk kërkojmë luftë, por jemi të përgatitur ta përfundojmë një të tillë

07.01.2020 22:31:05

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper deklaroi se SHBA po kërkon të ulë tensionet me Teheranin, por do ta përfundojë luftën, nëse provokohet.

“Nuk po kërkojmë të nisim një luftë me Iranin, por jemi të përgatitur ta përfundojmë një të tillë”, deklaroi Esper.

“Ajo çfarë duam është ulja e tensioneve dhe fillimi i bisedimeve me Teheranin, për një zgjidhje më të mirë”, shtoi ai.

Esper theksoi se provat për të justifikuar vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani janë bindëse.

Ai përsëriti se trupat amerikane nuk po planifikojnë tërheqje nga Iraku.