Nataliya Apostolova:“BE dëshiron të ndihmojë Kosovën në luftimin e trafikimit me njerëz

Nataliya Apostolova:“BE dëshiron të ndihmojë Kosovën në luftimin e trafikimit me njerëz

18.10.2017 11:24:12

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se trafikimi me qenie njerëzore është një industri miliardëshe që prek shoqëritë në mbarë botën.

“BE dëshiron të ndihmojë Kosovën në luftimin e trafikimit me njerëz duke ndarë me Kosovën përvojën dhe ekspertizat e BE me mjete të ndryshme. Be ka financuar një projekt 1 milion ku ofron trajnime për policët prokurorët, gjyqtarët për luftimin e trafikimit me njerëz. Ne do të bëjmë një thirrje që të përfshijmë edhe shoqërinë civile. Çrrënjosja e trafikimit është proces i rëndë ku duhet të kalojë nëpër disa faza si baza gjinore, luftimi i varfërisë, e veprime tjera”, u shpreh Apostolova.