Isa Mustafa: Gjilani përkrah LDK-në dhe Lutfi Hazirin!

18.10.2017 11:22:24

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur i bindur se Lutfi Haziri dhe qytetarët e Gjilanit janë bashkë.

Në një postim në facebook, z. Mustafa ka shprehur, po ashtu, bindjen se Gjilani nuk dorëzohet në duart e degraduesve dhe shkatërruesve dhe se molotovi nuk ka vend në Gjilan.

Ky është postimi i plotë i z. Mustafa:

Lutfi Haziri dhe qytetarët  e Gjilanit janë bashkë. Bashkërisht do të qeverisin Komunën e Gjilanit edhe shumë vite.

Luta, Kryetar i Gjilanit, me shumë punë dhe shumë merita.

Gjilani nuk dorëzohet në duart e degraduesëve dhe shkatërruesve. Gjilani përkrahë LDK-në.

Mollotovistët nuk kanë vend në drejtimin e Gjilanit.