​FSK dekoron Ekipin Ushtarak Mjekësor italian që po ndihmojnë Kosovën në luftën me COVID-19

03.11.2020 17:03:28

Gjenerallejtënant, Rrahman Rama dekoroi Ekipin Ushtarak Mjekësor të Italisë që po ndihmon Kosovën kundër koronavirusit dhe oficerin ndërlidhës me FSK-në, Kol Stella.

Ky dekorim erdhi në prag të Ditës së Bashkimit Kombëtar dhe Forcave të Armatosura të Italisë, kështu ka bërë të ditur ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

“Në prag të Ditës së Bashkimit Kombëtar dhe Forcave të Armatosura të Italisë, Gjenerallejtënant Rrahman Rama dekoroi Ekipin Ushtarak Mjekësor të Italisë që po ndihmon Kosovën kundër Koronavirusiit, si dhe Oficerin tonë të Ndërlidhjes më FSK-në Kol. Stella”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Në fund ai shkruan se “Jam krenar për bashkëpunimin tonë dhe për punën e jashtëzakonshme të këtyre oficerëve”.