Thaçi i ashpër ndaj BE-së: Qasja juaj është diskriminuese!

28.10.2016 11:41:28

Presidenti Thaçi ka kërkuar që t’i kushtohet vëmendje e veçantë përfundimit sa më të shpejtë tëprocesit për liberalizimin e vizave.

 (I plotësuar) – Ai ka thënë se është e pajustifikueshme gjendja ekzistuese në të cilën qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të privuar nga e drejta për të lëvizur pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, respektivisht në Zonën Schengen.

“Qysh në fillim të dialogut për liberalizimin e vizave jemi ballafaquar me një qasje ndryshe nga Komisioni Evropian në raport me Kosovën, sepse na është kërkuar të zbatojmë dyfish më shumë kritere se vendet tjera të rajonit dhe një metodologji rigoroze të vlerësimit. Por, Kosova si asnjë vend tjetër në rajon ka zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara”, ka thënë ai.

Ky ka qenë realiteti, ka thënë presidenti Thaçi, dhe ne kemi vendosur që të përballemi me të.

“Ne jemi të zgjedhur dhe kemi përgjegjësi kushtetuese dhe morale para qytetarëve tanë të zgjidhim problem”, ka thënë ai.

Sado e padrejtë të konsiderohet kjo qasje e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën,  sipas presidentit Thaçi, e vërteta është që vendimi nga institucionet e BE-së për liberalizimin e vizave është peng i përmbylljes së ratifikimit të Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi por dhe demonstrimin e rezultateve bindëse në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Si president i vendit, ai e ka konsideruarkrejtësisht jo të drejtë këtë qasje të Bashkimit Evropian.

“Sa i përket Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi nuk besoj se kemi nevoje që ta diskutojmë në detaje.

Për mua nuk ka asnjë dilemë se është marrëveshje e drejtë, e ndërtuar mbi bazë kushtetuese dhe ligjore, dhe në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Pengesat dhe vonesat që po ndodhin në këtë proces janë të natyrës politike dhe vetëm se janë duke e dëmtuar interesin e vendit dhe të qytetarëve.

Prandaj, si President i vendit inkurajoj institucionet e vendit dhe partitë politike të tejkalojnë dallimet dhe të marrin vendimet e duhura.

Askush nuk ka legjitimitet qytetar dhe kapital politik për të devijuar rrugën tonë evropiane”, ka thënë Thaçi.

“Këmbëngulja e BE-së dhe kushtëzimi i liberalizimit të vizave me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionështë plotësisht i padrejtë”, ka shtuar ai.

Së pari, sipas presidentit Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka arritur marrëveshje për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe ky kriter mund të konsiderohet i përmbushur nëse i referohemi udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të vitit 2012.

Së dyti, presidenti Thaçi kashtruar edhe një pyetje legjitime për BE-në, jo për të arsyetuar mosratifikimin e kësaj marrëveshje nga Parlamenti i Kosovës, por për të dëshmuar që BE ka dështuar ta trajtoj Kosovën fer dhe nëmënyrë të barabartë me shtetet tjera të rajonit, të cilat tashmë kanë përfituar të drejtën e lëvizjes pa viza, por edhe më shtete tjera që pritet që gjatë këtyre javëve të përfitojnë këtë të drejtë nga BE-ja e që nuk kanë as perspektivë tëanëtarësimit në BE, së paku jo në tëardhmen e afërt.

“Unë pyes përfaqësuesit e BE-së dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, se sa kufij shtetëror i kanë shënuar dhe ratifikuar shtetet e rajonit, duke filluar nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina përpara se BE të merr vendimin për liberalizimin e vizave?”, ka pyetur Thaçi.

“Cilët janë ata kufij? Nuk ka edhe një të vetëm”, ka thënë ai.

Njëpërgjigje e zakonshme që e dëgjojmë vazhdimisht në raste të tilla, sipas presidentit Thaçi,është se BE nxjerr mësime nga përvojat dhe gabimet e mëparshme.

Por, fatkeqësisht as ky argument nuk qëndron fare, ka thënë presidenti Thaçi, sepse brenda disa javëve, për qytetaret e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, Parlamentii Bashkimit Evropian dhe Këshilli i BE-së do të vendos për heqjen e vizave.

Dhe përsëri, presidenti Thaçi ka pyetur: Cilët kufijshtetëror i kanë shënuar këto dy shtete për të cilat BE me entuziazëm pritet të merr vendim për heqjen e vizave?

Për të mos u keqkuptuar, Thaçi ka thënë seKosova i gëzohet çdo vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e së cilit shtet, por nuk pranon të diskriminohet nëmënyrë të hapur dhe turpëruese nga BE.

Presidenti-politikanëve: Kultura dhe maturia politike janë vlera të Bashkimit Evropian

Presidenti Thaçi ka thënë se nëse shikojmë nga perspektiva e integrimit evropian, kemi të bëjmë me një situatë mbase paradoksale.

Në njërën anë, sipas tij, kemi bërë hapat më të mëdhenj drejtë BE-së, duke kurorëzuar punën tonë të shtet-ndërtimit, të më se një dekade e gjysmë pas çlirimit, dhe 8 viteve pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje kontraktuale të dyanshme mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian ka formalizuar dhe e bën të pakthyeshëm procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Dje ishte përvjetori i parë i nënshkrimit të kësaj marrëveshje historike, ka thënë presidenti Thaçi, sipas të cilit, fatkeqësisht kjo datë e rëndësishme kaloj në heshtje për shkak të situatës aktuale stagnuese në vendin tonë.

“Kështu, në vend se të kapitalizojmë deri në maksimum këtë mundësi, ne po përjetojmë sfidat më të mëdha drejt vazhdimit të një tradite të konsensusit mbarëshoqëror për përkushtiminqë të ardhmen tonë ta lidhim ngushtë me Bashkimin Evropian, dhe me vlerat e Bashkimit Evropian”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, këto vlera nënkuptojnë edhe një kulturë dhe maturi politike, debat të hapur politik, respekt të ndërsjellë dhe zgjidhje të çështjeve me mjete demokratike.

Presidenti flet për integrimin dhe izolimin në Këshillin për Integrime Evropiane

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian.

Për këtë forum konsultativ në përbërje të të cilit janë të gjitha institucionet kryesore të vendit dhe shoqëria civile, presidenti Thaçi ka thënë reflekton konsensusin institucional dhe qytetar për të ardhmen evropiane të vendit.

“Për mua si President i Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky Këshill të vazhdoj të funksionoi, por duhet të jetë kuptimplotë dhe i drejtuar kah rezultatet”, ka thënë ai.

Sipas presidentit Thaçi, Kosovës nuk i duhet edhe një takim, këshill, komunikatë apo fotografi protokollare më shumë, por i duhet të lëvizë edhe një hap më larg prej burokracisë dhe të shkojmë përpara një hap drejt komunikimit, bashkëpunimit dhe angazhimit konkret.

“Dua që ky forum të jetë më shumë një platformë shtesë për të identifikuar bashkërisht mundësitë për ta avancuar procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, por edhe të adresojmë edhe sfidat dhe ngecjet aty ku janë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Hapi i parë pra në këtë drejtim, sipas tij,është të bëjmë një reflektim dhe të mendojmë se pse ndodhemi në një situatë të tillë.

“Qëllimi jonë i vetëm është ta ofrojmë vendin tonë përmes punës së përbashkët, më afër BE-së. Por të mos jemi abstrakt. Të flasim hapur dhe konkretisht se ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë”, ka thënë Thaçi.