Tiranë/ Del raporti, ja shkaku i shpërthimit në bllok

16.07.2019 12:27:38

Zbardhet shkaku i shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme në ish-Bllok ku mbetën të plagosur pesë persona. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të gazit të tepërt në ambientet e bodrumit të agjendarisë dhe rrjedhja e gazit e cila ka provokuar një shkëndijë.

Kjo shkëndijë ka sjellë më pas aktivizimin e shpërthimit. Në atë moment bombolat kanë qenë të mbushura me gaz propan dhe teknin i cili përdoret për përpunimin e floririt.