PS nismë për ta shkarkuar, Arben Malaj: Rama si Erdogan! Do më paguani pagën për 7 vjet

16.07.2019 11:06:10

Arben Malaj ka reaguar pas nismës së deputetëve të PS, për shkarkimin e tij si anëtar Bordi i Bankës së Shqipërisë.

Përmes një reagimi në facebook, Arben Malaj thekson se vendimi për shkarkimin është tërësisht politik dhe nuk lidhet me shkelje etike.

Malaj thotë se pas shkarkimit nga presidenti turk, Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqisë, “ky mund të jetë rasti i dytë qe maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore”.

Malaj thotë se do ta ndjekë betejën në rrugë ligjore duke përfituar 7 vite paga, për të cilën thotë se shqetësohet për shkak se ato nuk i paguajnë deputetët por taksa-paguesit shqiptarë.

Mazhoranca socialiste pritet të shkarkojë ish-deputetin e saj, Arben Malaj nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Mësohet se 28 deputetë kanë firmosur iniciativën duke kërkuar shkarkimin me arsyetimin për shkelje të etikës.

Reagimi i plotë i Malajt në Facebook:

E para dhe thelbesorja – vendit tim i kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.

-Te treja keto vertetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.

-Ju ka kam paralajmëruan qe u bene përpjekje maksimale për të mos me rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.

-Ne respekt te institucionit te Bankës se Shqipërisë nuk do te bej asnjë deklaratë specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucional.

-Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës se Shqipërisë që nga vetingu për bankierët miliarderë që i çuan kreditë jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë te gjithë te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.

-Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimit te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetësim është i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.

-Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dytë qe maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi te Bankës Qendrore,

Vetem profesionalisht me trishton.

-Veprimi i tyre është i pastër politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo evidencës se Bankës se Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtarë por edhe ne mbledhje e Bordit pas mandatin te ri, (mandarin i pare ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.

-Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?

Ky eshte thelbi i shqetesimit profesional.

Padua do te jete individuals per cdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifjen.

E fundit por me rëndësishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjedhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk i sherbej dot vendit tim.

Dite te mbare, Arbeni