Indrit Hoxha nga listat e PD-së pak ditë më parë pranoi të merrte mandatin e deputetit nga KQZ, por me sa duket me një skenar të qartë, që ta refuzonte sot në sallën e Kuvendit. Në momentin që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi thirri emrin e tij që ngrihej nga karrigia dhe të betohej, ai e refuzoi.
“Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci.
E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.
Ndërkohë që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi fillimisht iu drejtua duke i thënë se nuk ishte vendi për të bërë deklarata, por vetëm të betohej ose jo, ndërsa më pas u shpreh se është e drejtë e tij që të bëjë ose jo betimin.
“Është e drejta jote kushtetuese të mos bësh betimin, rrugë e mbarë, suksese në jetë”, i tha Ruçi.





































