​Hyrje daljet e Prishtinës të bllokuara

13.04.2020 07:34:01

Qarkullim i vogël i automjeteve në mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Kryeqyteti në këtë mëngjes vërehet me qarkullimin e një numër të vogël të automjeteve.

Në hyrje-daljet e Prishtinës, janë vendosur zyrtar policorë, të cilët po lejojnë të hyjnë vetëm kategoritë e lejuara për qarkullim gjatë kohës së karantinës.

Ndërkohë, vërehej një numër më i madh i automjeteve të cilat ktheheshin, duke mos u lejuar të hyjnë në kryeqytet, transmeton KP.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se qarkullimi brenda kësaj komune lejohet prej orës 06.00 deri në 17.00 vetëm për qytetarët që kanë nevojë të dalin.