Rakiq: Rivitalizimi i urës mbi Ibër, temë e bisedimeve të sotme në Bruksel

09.09.2016 18:07:40

Kryetari i veriut në Mitrovicë Goran Rakiq ka thënë se siguria e qytetarëve të Mitrovicë vazhdon të jetë prioritet. Këto komente ai i ka bërë  sot në Bruksel, ku mori pjesë në bisedimet teknike midis Kosovës dhe Serbisë.

Një nga temat e raundit të sotëm të bisedimeve teknike ndërmjet dy shteteve është rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër.

Rakiq gjithashtu ka thënë se në rast se BE-ja është dakord për të vazhduar me zbatimin e projekteve të tyre duhet që për çdo hap të ndërmarrë të njoftohen kryetarët e veriut dhe jugut të Mitrovicës.

“Jemi dakorduar që nuk do të ketë lëvizje të njëanshme. Pala serbe ka qenë e qëndrueshme dhe e qartë për mendimin se çështja e sigurisë së qytetarëve është prioritet i lartë i Mitrovicës së Veriut”.

 

Sipas raporteve të policisë që nga ndarja e 16 viteve në Mitrovicë janë shkaktuar mbi 970 incidente. Ndërsa BE-ja ka dhënë 1.2 milionë euro që ura e Ibrit të jetë e lirë në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjatë një raundi të dialogut në Bruksel është diskutuar demarkacioni i komunave të veriut dhe jugut të Mitrovicës.